Çudisin shkencëtarët kinezë: COVID-19 e ka origjinën nga India

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se koronavirusi e ka origjinën nga India.

Sipas Daily Mail, kjo është një tjetër përpjekje e Kinës për të nxjerrë jashtë kufijve fajin për pandeminë që ka tronditur botën.

Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave pretendon se virusi ka lindur në Indi në verën e vitit 2019. Sipas tyre, virusi kaloi nga kafshët te njeriu përmes ujit të kontaminuar.

Më pas, në mënyrë të fshehtë udhëtoi drejt qytetit Wuhan, ku u pikas për herë të parë.

Por eksperti britanik, David Robertson tha se kjo teori ka shumë mangësira dhe nuk i shton asgjë përpjekjeve për të kuptuar koronavirusin.

Nuk është hera e parë që Kina tenton të hedhë fajin te të tjerët për koronavirusin e ri. Më herët ata akuzuan Italinë, ndërsa më vonë thanë se fajin e ka SHBA.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*