COVID-19/ Ulen ndjeshëm viktimat dhe të infektuarit në Itali

Java e fundit e majit në Itali, po shënon një reduktim të dukshëm të numrit të viktimave dhe të personave të infektuar me Covid 19.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 32,877 e numri i të infektuarve në 230,158.

Persona aktiv me Covid 19 janë reduktuar në 55,300.

Numri i pacientëve të shëruar është deri më sot më 141,981 e në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar më shumë.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë reduktuar në 541.

Në struktura spitalore po kuorhen 8,185 e në kushte izolimi shtëpiak 46,574. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 34 viktima e 148 raste pozitive.

Deri më sot në Itali janë kryer 3 milionë e 462 mijë e 253 tamponë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*