COVID-19/ Spanja nuk gjen qetësi, shënon rritjen e frikshme të rasteve në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Spanja ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja, që kur vendi hoqi masat bllokuese.

Spanja shënoi 1229 raste të reja, dita  e dytë radhazi me një numër të lartë infeksionesh.

Vendi iberik filloi lehtësimin e bllokimit në fillim të muajit maj, por numri i infeksioneve të reja ka filluar të rritet me shpejtësi në javët e fundit.

Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar kryesisht në rajonet verilindore të Katalonjës dhe Aragonit, megjithatë të sëmurë ka pasur edhe në brigjet jugore të vendit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*