COVID-19/ SHBA raporton rreth 70 mijë raste të reja në 24 orë  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë raportuar së fundmi rreth 69 mijë raste brenda 24 orëve, duke vendosur një rekord të ri për të tretën ditë radhazi.

Sipas mediave të huaja, gjithsej nëntë shtete amerikane si: Alaska, Georgia, Idaho, Iowa, Luiziana, Montana, Ohio, Utah dhe Wisconsin – raportuan shifra rekorde të të prekurve.

Ndërkohë, Teksasi e cila njëherësh është një zonë e goditur rëndë nga virusi, thuhet se do të imponojë masa të reja në rast se vendi nuk arrin të frenojë rastet.

Kalifornia njoftoi të premten se shteti do të lirojë më herët rreth 8,000 të burgosur për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 nëpër burgje.

Në Burgun e Shtetit të San Quentin, afër San Fraciskos, gjysma e rreth 3,300 të burgosurve kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 3.1 milionë, ndërsa 134 mijë persona kanë ndërruar jetë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*