COVID-19/ Greqia konfirmon 24 raste të reja në 24 orë  

Sipas Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), ditën e sotme  janë konfirmuar 24 raste të reja me koronavirus.

Për sa i përket fataliteteve nga COVID-19, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast vdekje të raportuar dhe për sa i përket shpërndarjes gjeografike të 24 rasteve të reja, ato janë identifikuar si më poshtë:

– 4 raste gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit,

– 3 raste të importuara nga pacientë që erdhën vullnetarisht për shqyrtim,

– 6 raste në njësinë periferike të Xanthi,

– 4 raste në njësinë periferike të Kastoria,

– 3 raste në njësinë rajonale të Selanikut,

– 2 raste në njësinë rajonale të Atikës,

– 1 rast në njësinë rajonale të Rodopi,

– 1 rast në njësinë rajonale të Imathia dhe në Bashkinë e Alexandria.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve është 3826 dhe numri i personave të intubuar është 12.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*