Covid-19/ DASH njofton për dhjetëra infeksione brenda ambasadës në Kabul

Departamenti amerikan i Shtetit ka raportuar për raste me sëmundjen Covid-19 në ambasadën amerikane në Kabul të Afganistanit.

DASH nuk ka treguar se për sa raste të infektimeve me koronavirus në ambasadën në Kabul bëhet fjalë, raporton Rel.

Një zyrtar i ambasadës në Kabul, ka thënë për agjencinë AP se rreth 20 njerëz kanë infektuar dhe shumica nga ta janë pjesëtarë të sigurimit të ambasadës, që janë me prejardhje nepaleze.

“Ambasada është duke zbatuar të gjitha masat e nevojshme për të frenojë përhapjen e Covid-19”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Afganistani ka 28,424 raste me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Mungesa e testimeve bën që ky numër të mendohet se është më i lartë, kanë thënë organizatat ndërkombëtare që po monitorojnë shpërthimin e virusit në këtë shtet.

Në herët gjatë këtij muaji, Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim, paralajmëroi Afganistanin se është në prag të një krize humanitare, për shkak që qeveria nuk ka kapacitet që të testojë as 80 për qind të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, disa pjesëtarë të NATO-s në këtë vend, gjithashtu kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*