Covid-19/ Britania njofton 24 vdekje, Skocia kaloi një javë pa asnjë viktimë

Britania njoftoi sot edhe 24 vdekje të tjera nga koronavirusi, ndërsa Skocia kaloi një javë pa asnjë fatkeqësi.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë konfirmuar ende shifrën përfundimtare ditore, e cila shpesh është shumë më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Shëndeti Publik në Angli, njoftoi sot 22 vdekje në të gjithë vendin. Dy vdekje janë regjistruar në të gjitha mjediset në Uells, por asnjë viktimë nuk u regjistrua në Irlandën Veriore ose Skoci.

Deri tani, numri zyrtar i qeverisë për vdekjet nga COVID-19 është tani 44,992.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*