COVID-19/ Britania njofton 229 vdekje në 24 orët e fundit

Numri paraprak i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, u rrit sot me 229 viktima, ku duket se kriza e Britanisë së Madhe vazhdon të ngadalësohet.

Departamenti i Shëndetësisë, i cili njofton një rezyme zyrtare të përditshme të vdekjeve në të gjitha mjediset, ende nuk ka publikuar përditësimin e sotëm me viktimat e COVID-19, raporton Dailymail.

Numri paraprak përfshin të gjithë numrat e dhënë nga zyrtarët shëndetësorë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.

Shëndeti Publik në Angli deklaroi 204 vdekje nga COVID-19 në spitale.

Skocia pati pesë vdekje në të gjitha mjediset, ndërsa Uellsi dhe Irlanda Veriore regjistruanpërkatësish 14 dhe gjashtë viktima në spitale dhe shtëpi të përkujdesjes.

Numri zyrtar i djeshëm i 315 vdekjeve të reja ishte më i ulti i regjistruar në Britani që nga 29 marsi (214), përpara se shpërthimi i koronavirusit të dilte jashtë kontrollit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*