COVD-19/ Italia drejt përmirësimit, ulen rastet e reja në 24 orë  

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali vijon të ketë ulje të rasteve të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në shtetin fqinj janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi.

Deri tani, në Itali janë regjistuar 243.344 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë numri i viktima në 24 orët e fundit është rritur me 4 vdekje nga dje, duke shënuar 17 viktima.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 34.984. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 335 persona.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*