Coronavirusi/ Rriten rastet e reja dhe ulen vdekjet në Itali  

Ditët e fundit u duk se Italia ishte duke e fituar betejën e saj me pandeminë e koronavirusit, por ditët e fundit edhe aty rastet e reja janë duke u shtuar.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*