Coronavirusi/ Sërish rekord i zi infeksionesh në Spanjë

Një numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 u regjistrua sot në Spanjë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë 23.580 infeksione me Covid, duke e rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në 1.136.503.

Sipas të dhënave, 173 persona të tjerë vdiqën, që është një rritje e lehtë krahasuar me të mërkurën, kur u regjistruan 168 vdekje.

Sidoqoftë, kjo është dukshëm më pak se numri i regjistruar i viktimave të martën, kur u konfirmuan 267 vdekje.

Një total prej 35.639 njerëz vdiqën në Spanjë si rezultat i koronavirusit, raporton Reuters.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*