Coronavirus/ Rriten sërish infeksionet në Gjermani, Francë dhe Spanjë

Që pas heqjes së masave kufizuese rreth dy muaj më parë, vendet europiane po raportojnë një rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Të enjten, ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn tha se janë një sërë vatrash të reja dhe se “njerëzit po infektohen në festa familjare, në vendet e punës dhe në ambiente publike”.

Ministri Spahn njoftoi gjithashtu se duke filluar nga fundjava, Gjermania do fillojë të testojë pasagjerët që vijnë nga vende që konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.

Gjermania ka ngritur alarmin pasi qendra e kontrollit të sëmundjeve në vend raportoi për 1,045 raste të reja gjatë së mërkurës, hera e parë që nga 7 maji që raportohet për një shifër më të lartë se 1 mijë në ditë.

Ndërkohë, edhe Franca ka shënuar një numër të lartë rastesh të reja, pas 1,695 qytetarë rezultuan pozitivë gjatë së mërkurës.

Ndërkohë, Spanja raportoi për 1,772 raste të reja gjatë së mërkurës.

Vdekjet në shkallë globale

Sipas Universitetit John Hopkins, mbi 701 mijë persona kanë humbur jetën në mbarë botën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar mbi 18.5 milionë raste të konfirmuara që nga momenti kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*