Conte refuzon izolimin: Do përdorim një strategji të re kundër COVID-19

Duhet të merren masa për të shmangur një izolim të vendit, ka deklaruar Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

“Ne duhet të shmangim nja izolim të dytë, ritheksoj se kjo valë e dytë nuk është më pak e rrezikshme, por jemi duke punuar më të gjitha mundësitë. Ne duhet ta përballojmë këtë valë të koronavirusit me një strategji të re, ndryshe…me anë të së cilës mund shmangim bllokimin”, deklaroi Conte.

Sipas Conte, Bashkimi Evropian po financon kërkimet më të rëndësishme për të garantuar vaksinën.

“Përballë një vale të dytë që ka përfshirë edhe shumë vende të tjera, ne sigurisht që jemi të shqetësuar. Pasi situata është problematike  për sistemet shëndetësore, ekonominë…etj. Ne gjithashtu jemi të lodhur, qytetarët po ashtu janë lodhur përballë kësaj prove shumë të vështirë”, shtoi më tej Conte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*