Britania vulos daljen nga BE/ Me shumicë dërrmuese votash, parlamenti voton Brexit

Parlamenti britanik ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të marrëveshjes së Brexit, të kryesuar nga kryeministrit Boris Johnson.

Në këtë mënyrë, Mbretërisë së Madhe i hapet përfundimisht rruga të largohet nga Bashkimi Evropian këtë muaj, pas më shumë se katër dekadave anëtare.

Me 330 votuan pro largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe 231 kundër, duke i dhënë fund tre viteve të grindjes politike pas referendumit të Brexit të vitit 2016.

Kjo e enjte ishte mundësia e fundit që deputetët të refuzojnë projektligjin, para se të dërgohet në Dhomën e Lordëve, pas së cilës do të futet në legjislacion në javët e ardhshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*