Britania regjistron 10 vdekje të tjera nga Covid-19/ Rreth 42 mijë vitkima në total

Ditën e sotme, Britania regjistroi edhe 10 vdekje të tjera nga koronavirusi.

Zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë konfirmuar shifrën përfundimtare ditore, e cila merr parasysh të dhënat nga çdo mjedis në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton Dailymail.

Numërimi i hershëm për Anglinë përfshin vetëm viktima të konfirmuara në spitalet e drejtuara nga Shëndeti Publik.

Dje, virusi mori 17 jetë të tjera, nga 34 të shtunën, edhe pse fatalitetet janë normalisht më të ulëta të dielën dhe të hënën, për shkak të një vonese në mënyrën e regjistrimit në spitale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*