Britania njofton 202 viktima nga Covid-19/ Rritja më e ulët në një të premte që nga 20 marsi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani u rrit me 202 sot, në kërcimin më të ulët të së premtes në 12 javë, duke rritur numrin total të viktimave në Mbretërinë e Bashkuar në 41.481.

Më shumë se 292,000 njerëz në Britani kanë testuar pozitiv me virusin, pasi 1.541 pacientë të tjerë u diagnostikuan në 24 orët e fundit, raporton Dailymial.

Shifra e sotme e vdekjes shënon rritjen më të vogël të së premtes që nga 20 marsi, tre ditë para se vendi të hynte në bllokim, kur kishte vetëm 36 vdekje nga koronavirusi.

Por, në një zhvillim shqetësues, zyrtarët paralajmëruan sot se shkalla e riprodhimit të virusit tani është rritur në mes 0.8 dhe 1.0.

Vlera R përfaqëson se sa njerëz një pacient i infektuar do ti kalojë sëmundjen, dhe mbajtja e tij nën vlerën 1 është e rëndësishme për të ndaluar shpërthimin në rritje në mënyrë eksponenciale.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*