Britania njofton 176 vdekje në 24 orë nga COVID-19/ Shkalla e ‘vlerës R’ ka rënë në çdo rajon

Ditën e sotme, Britania njoftoi 176 vdekje nga koronavirusi pasi ekspertët qeveritarë thane se shkalla vendimtare e ‘vlerës R’ ka rënë në çdo rajon.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë thonë se numri zyrtar i viktimave të konfirmuara nga laboratori tani është 43,906 – por shifrat e veçanta të qeverisë tregojnë se Mbretëria e Bashkuar arriti në krye të 50,000 vdekjeve në total një muaj më pare, raporton Dailymail.

Britania regjistroi më shumë se 1000 viktima të përditshme gjatë ditëve më të errëta të krizës së saj, por shpërthimi është ngadalësuar në mënyrë drastike në muajin e kaluar.

Për krahasim, vetëm 155 vdekje u regjistruan dje.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se 154 viktima Covid-19 u regjistruan të mërkurën e kaluar, e ndjekur nga 184 dhe 250 në dy javët më parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*