Britania, Franca, Gjermania dhe Turqia bien dakort: Të ndalen të gjitha sulmet ndaj civilëve në Siri

Të gjitha sulmet kundër civilëve sirianë, përfshirë në zonën e rebeluar të Idlib, duhet të mbarojnë.

Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Turqisë ranë dakord të martën, përpara një samiti të NATO-s në Londër, raporton Reuters.

“Udhëheqësit thanë se ata do të punojnë për të krijuar kushte për kthimin e sigurtë të vullnetaravë dhe të refugjatëve dhe se lufta duhet të vazhdojë kundër terrorizmit në të gjitha format e saj,” tha zyra e kryeministrit Boris Johnson në një deklaratë.

Johnson, Macron, Merkel dhe Erdogan, gjithashtu thanë se ata mbështesin të dërguarin e SHBA-së në Liban, Ghsan Salame, në përpjekjet për të ecur përpara me një proces politik në pronësi të Libisë dhe për t’i dhënë fund konfliktit në vend.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*