‘Bisedimet e paqes’/ SHBA propozon ‘arrest shtëpiak’ për të burgosurit ‘më të frikshëm’ talebanë

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që qindra të burgosur talebanë të transferohen në ‘arrest shtëpie’ në një strukturë të mbikëqyrur, kur të lirohen nga burgjet afgane, thanë tre burime të lartë zyrtarë.

Kjo është cilësuar një zgjidhje e propozuar për një bllokim që po pengon bisedimet e paqes, raporton Reuters.

Propozimi për luftëtarët talebanë të akuzuar për kryerjen e disa prej sulmeve më të përgjakshme në Afganistan, për tu vendosur në një vend ku ata do të ishin nën mbikëqyrjen e Talibanëve dhe të qeverisë afgane, u paraqit këtë javë para palëve ndërluftuese të Afganistanit nga diplomatët e lartë amerikanë, thanë burimet.

Diplomatët janë duke u përpjekur të fillojnë bisedimet e paqes në Doha, pasi janë vonuar për çështjen e të burgosurve.

Qeveria afgane po reziston të lirojë grupin përfundimtar prej rreth 5,000 të burgosurve, lirimin e të cilëve ua ka kërkuar grupi kryengritës si kusht për të filluar bisedimet e paqes.

I dërguari special i SHBA Zalmay Khalilzad i bëri presion liderëve taleban dhe presidentit Ashraf Ghani për të thyer bllokimin gjatë një vizite në Kabul këtë javë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*