‘Beogradi po kthen idenë e ‘Serbisë së Madhe’/ Presidenti i Malit të Zi akuza Vuçiçit    

Milo Gjukanoviç, Presidenti i Malit të Zi ka hedhur akuza drejt lidershipit në Beograd, ku sipas tij, me politikën e viteve të fundit, po tenton që të rikthejë ‘Serbinë e Madhe’.

Sipas kreut të shtetit malazez, kjo lëvizje e serbëve po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje.

“Në një ose dy vitet e fundit, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 që duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, ajo në të vërtetë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje kamufluar idenë e saj për rindërtimin e një Serbia të Madhe” tha ai.

Presidenti malazez u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me presidentin serb Vuçiçin. “Kur shkoj për vizitë private në Beograd, nuk telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit në Serbi” tha ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*