Bashkëpunim ndërplanetar/ NASA dhe Nokia do pajisin Hënën me rrjet 4G

Një nga gjigantët e telekomunikacionit botëror ‘Nokia’, ka bërë të ditur se ka fituar konkursin e shpallur nga agjencia hapësinore amerikane, NASA, për instalimin e rrjetit të internetit 4G.

Sateliti i vetëm natyror i planetit tonë është rikthyer në vëmendjen e NASA, që planifikon me programin e saj Artemis, të ndërtojë një strukturë të banuar në Hënë brenda vitit 2030.

Pajisja që do të mundësojë rrjetin 4G në Hënë do të instalohet brenda vitit 2022, duke përdorur një robot të ndërtuar enkas. Prania e rrjetit 4G dhe mundësia e transmetimit wireless do të mundësojë një shpejtësi komandash dhe komunikimi më të madhe, pothuajse në çast, si dhe një qartësi pamjesh dhe videosh që vijnë nga Hëna, të pakrahasueshme deri më tani”.

Nokia ka deklaruar se në të ardhmen aparaturat mund të përditësohen për të pranuar edhe teknologjinë 5G.

Nokia do të marrë rreth 14 milionë dollarë për teknologjinë e krijuar enkas për kushtet atmosferike hënore, pjesë e paketës 370 milionë dollarëshe që NASA ka vënë në dispozicion të rreth 14 kompanive private që e kanë ndihmuar në zgjidhjen e disa problemeve specifike./ A2/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*