Azerbajxhani publikon VIDEO-n e shkatërrimit të mjetit ushtarak të armenëve

Një video me pamjet e shkatërrimit të konvojit ushtarak të armenëve është publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit.

Pamjet janë publikuar të mërkurën, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Nagorno-Karabak.

Bakuja dhe Jerveani akuzojnë njëra-tjetrën për konfliktin e armatosur që po zhvillohet në Nagorno-Karabak, zonë kjo në të cilën kanalizohen tubacionet botërore të naftës dhe gazit.

Krerët armenas e kanë shfaqur gjendje lufte dhe po vazhdon mobilizimi, derisa në Azerbajxhan është vënë ora policore dhe pjesërisht ka filluar mobilizimi.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen ushtarakisht.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*