Athina në gatishmëri/ Shihni ku ndodhen anijet turke, që iu afruan së tepërmi dje Greqisë

Athina zyrtare ndodhet në gadishmëri prej ditës së djeshme, pasi anija turke e kërkimit “Oruc Reis” vazhdon të lundrojë në Mesdheun Lindor së bashku me anijet mbështetëse “Ataman” dhe “Cengiz Han”.

Sipas Transmetuesit të anijes dhe harta e Trafikut Detar tregon vendndodhjen dhe drejtimin e saj, e cila aktualisht është në verilindje.

Dje anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve, ndërsa grekët ishin në gatishmëri.

Ndërkohë që sot flota turke ka lëvizur për stërvitje në drejtim të zonës së Evrosit, në gjirin e Xiros pranë kufirit tokësor mes Turqisë dhe Greqisë, ku Athina vendosi që të ngrinte një gardh metalik 5 metra të lartë për të parandaluar fluksin migrator.

Pas kësaj lëvizje Forcat e Armatosura greke në këtë prefekturë janë vendosur në gatishmëri të plotë. Gjiri i Xiros është më i afërti turk me territorin grek, rreth 30 milje detare në juglindje të Alexandroupolis dhe në veri të gadishullit të Galipolit.

Tensioni në Mesdhe është i madh, ndërsa Turqia nuk tërhiqet, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*