Astmatikët më të rrezikuar nga Covid-19? Studimi i fundit hedh poshtë pretendimet

Që prej fillimit të pandemisë është përfolur shumë që njerëzit astmatikë janë njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19, si rezultat i faktit se prek mushkëritë.

Sipas një studimi të fundit nga disa shkencëtarë izraelitë, personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19.

Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se të qenurit pozitiv ndaj Covid-19 te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.

Eugene Merzon, njëra prej studiueset, u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19.

E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e COVID-19 në organizëm për të infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit që vuajnë nga astma kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19. Ata respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat përfshinë mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe mirëmbajtjen e higjienës.

E treta ilaçet: Një ndër faktorët e tjerë janë ilaçet që përdorin. Ekspertët u bëjnë thirrje këtyre personave që të vijojnë të marrin ilaçet e rekomanduara gjatë pandemisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*