Asnjë viktimë nga Covid 19 në 24 orë/ Spanja drejt fundit të epidemisë

Pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori, Spanja nuk ka shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit,  në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanja ka shkuar në 27 127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.

Rreth 70 % e popullsisë spanjolle, këtë të hënë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*