Akuzat për reagimin e qeverisë ndaj Covid-19/ Policia bastis shtëpitë e ministrave nën hetim  

Policia franceze ka bastisur shtëpitë e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë, si pjesë e një hetimi mbi trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran dhe drejtori i agjencisë kombëtare të shëndetit, Jérôme Salomon, janë midis atyre, që u kontrolluan pronat të enjten.

Bastisjet erdhën pasi një gjykatë filloi një hetim më parë këtë vit, mbi trajtimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

Qevria është përballur me kritika për mungesën e pajisjeve dhe kohën e ngadaltë të përgjigjes ndaj pandemisë.

Kryeministri Jean Castex është gjithashtu nën hetim, raportojnë mediat franceze, siç është paraardhësi i tij Edouard Philippe dhe paraardhësi i Z. Véran Agnès Buzyn.

Kryeministri dhe Z. Véran kanë qenë në ballë të politikës së re të Francës për vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës në nëntë qytete, përfshirë Parisin, nga e shtuna, e cila do të monitorohet nga 12,000 policë.

“Kjo do të thotë që në orën 21:00, të gjithë duhet të jenë në shtëpi dhe, pa përjashtim, çdo vend, biznes ose shërbim publik i hapur për publikun, do të mbyllet,” tha Z. Castex të enjten./ BBC/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*