Aeroporti i Brukselit me laboratorë testimi për udhëtarët nga zonat e kuqe

Në fillim të shtatorit, aeroporti i Brukselit do të prezantojë laboratorë të lëvizshëm për testet e koronavirusit për udhëtarët.

Pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe, vende ose rajone që Belgjika mendon se mbajnë një rrezik të lartë për infeksione koronavirus, do të jenë në gjendje të testohen në aeroport.

“Atje pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe mund të testohen menjëherë pas mbërritjes”, tha Arnaud Feist, shefi i Aeroportit të Brukselit.

Testi për mbërritjen e pasagjerëve që duhet të testohen do të kushtojë rreth 47 euro (56 dollarë).

Aeroporti ”Charleroi”, aeroporti i dytë i Brukselit që punon kryesisht me kompanitë ajrore ”Ryanair” dhe ”Wizzair”, nuk ka shpallur masa të ngjashme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*