SHEFI I SHTABIT TË SQAROJË ENIGMËM E MEDALJEVE NË UNIFORMË

Leter nga nje grup ushtarakesh

25.04.2014

Rilindja qeverisëse duket sikur është paralizuar. Ajo vazhdon të mosmenaxhojë strukturat shtetërore përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Përplasjet institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes me Institucionin e Presidentit të Republikës, janë resultat i mosrespektimit të ligjit nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe si rrjedhoje e përfshirjes në debatin politik të strukturave ushtarake dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Kujtojmë se në 26 mars 2014, me anë të një deklarate për shtyp, Presidenti i tërhoqi vëmendjen Shtabit të Përgjithshëm për të ushtruar funksionet që i jep ligji, pra për të mos u marrë me politikë. Ky veprimi i Presidentit erdhi pasi Shtabi i Përgjithshëm i kërkoi Kundëradmiralit Gervenit, Përfaqësues Ushtarak i RSH në NATO, për të zbatuar urdhërin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në Atdhe, pa dalë Dekreti i Presidentit.
Në mënyrë të përmbledhur, në respekt të Kushtetuetes dhe ligjit, me të drejtë Presidenti i tërhoqi vëmendjen Shtabit të Përgjithshëm për: Tejkalim kompetencash; rritjen e konfuzionit ndëristitucional shtetëror; përfshirjen e Shtabit të Përgjithshëm në debatin institucional dhe politik ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë.
Përfshirja në një debat politik e institucioneve ushtarake në vendet anëtare të NATO-s është e ndaluar dhe e dënueshme. Megjiathtë, në vendin tonë, Shtabi i Përgjithshëm, vazhdon të thyej ligjin dhe të bëhet pjesë e debateve politike. Në vazhdën e përfshirjes në veprimeve politike të ushtarakëve, Shefi i Shtabit, ditë më parë, lejoji të dalë në mediat televizive një nga vartësit e tij ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm. Ky ushtarak diskutoj për heqjen e kompetencave të Peresidentit dhe raprotet e tij me Kushtetutën dhe ligjin. Nje veprim i tillë është shkelje flagrante e ligjit dhe diskretitim i figurës së ushtarakut. Në një shtetet ligjor, ushtarakët aktiv në detyrë nuk e kanë targërin të diskutojnë për heqjen e komptencave të Presidentit. Ai i përket Parlamentit dhe partive politike të përfaqësuara në parlament, jo ushtarakëve. Duke parë përfshirjen e ushtarakëve në diskutime të tilla, të krijohet përshtypja se jetojmë në “Republikën e Bananeve”.
Lidhur me kompetencat e Presidentit, cuditërisht Shefi i Shtabit, vepron ndryshe nga Ministrja Mbrojtjes. Ajo si politikane, e kuptoj që komptencat e Presdienit në një shtet ligjor, nuk hiqen se dikush afër Kyreministrit, apo edhe afër Ministres, ditën me diell shikon ëndrra me sy hapur.
Mirpo, Shefi aktual i Shtabit, kujton se kjo cështje është si tek filozofia e këngës popullore “të kam shpirt e të kam xhan” dhe se ai mund të veprojë si ti dojë qejfi. Ai me një papërgjegjshmëri totale, kohë me parë, i kërkonte llogari Presidentit për të shkarkuar nga detyra Përfaqësuesin Ushtarak të RSH në NATO, pasi ky i fundit, kishte veshur uniformën e Admiralit, ndërkohë që me gradën kudëradmiral. Në realacion drejtuar autroriteteve eprore për shkarkimin e kundëradmiralit ai propozonte masë ekstreme për: “Shkarkim nga detyra dhe nxjerrje në lirim, me moticavionin: Rezulton se me futjejn dhe përdromin e unifromave të reja të FA, kundëradmirali në mënyrë flagrante dhe të përsëritur ka vendosur gradën e gabuar në uniformë, fakt ky i publikuar dhe nga medja, dhe duke cënuar rëndë figurën e ushtarakut të FA, jo vetëm në opinionin publik brenda vendit, por edhe përballë Organizatës të Atlantikut Verior, ku Shqipëria është anëtare”.
Sot, për ironi të fatit, Insitituti i Sigurisë në Shqipëri, konstaton se Shefit të Shtabit, i janë shtuar medaljet në unifromën ushtarake. Ai nga 4 medalje që kishte para dy muajsh, mban në unifromë 11 medalje. Nëse medaljet janë rrëmbyer në menyrë të paligjshme, kemi të bëjmë me një sjelle me dy standard të këtij njeriu. Ai kërkon që vartësit të respektojnë ligjin, ndërsa vepron si dikur Osman Gazepi i kohës së Zogut, i cili vendosi vetë gradat madhore, por ato nuk ju dekretuan nga mbreti.
Nësë ky xhest është i vërtetë, gjithashtu edhe për angazhimet e tij të fundit në politikë, në respekt të shtetit ligjor, të vlerave të një shoqërie demokratike dhe të standardeve të një vendi të NATO-s, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri duhet ta lirojnë nga detyra këtë bashibozug, që sillet sikur të ishte Shefi i Shtabi të ushtrisë së Xhibutit, dhe jo i forcës ushtarake të një vendi të NATO-s.
Lirimi nga detyra duhet bërë pasi ai ka humbur tashmë besimin tek eprorët, tek institucioni që drejton dhe tek vartësit, si dhe ka shkeluar në mënyrë të përsëritur kërkesat e nenit 30 të ligjit Nr.8671, datë 26.10.2000 (azhornuar me ligjin nr.9194, datë 19.2.2004) “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Në kundërshtim më këtë nen ai: Ka shkelur betimin e bërë para Presidentit të Republikës, ku është betuar se: “Do t’i bindet Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbej me ndershmëri vendit dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë”; Ka bërë shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës; Ka kryer akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Shefit të Shtabit të të Përgjithshëm.
Për referencë të këtij veprimi, informojmë publikun se në vitin 1996, Admirali i Forcave Detare të Sh.B.A-së, Jeremy Michael Boorda, nga akuzat e mediave për mbajtjen e një medalje të pamerituar, u tërhoq nga detyra dhe u vetëvra.
Në rrethanat kur kemi një të dhënë të tillë nga një strukturë joqeveritare, Shefi i Shtabit duhet sqarojë urgjentësisht publikun për këtë enigmë. Ai duhet të sqarojë nëse medaljet i janë dhënë për merita, apo i ka vendosur vetë? Gjithashtu duhet të thotë datën e marrjes, strukturën që j’a ka dhënë, dhe llojin e medaljeve. Nëse medaljet janë të pamerituara, ai duhet të japë dorëheqjen. Në të kundërt, Presidenti i Republikës duhet ta lirojë nga detyra, jo vetëm për këtë rast, por edhe për shkeljet e përsëritura të ligjit në detyrën që kryen.

Leter nga nje grup ushtarakesh.
ISIS
www.aliiss.org

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*