Raportohen 9 xhihadistë të vdekur/ SHBA shkatërron nga ajeri katër kampe të ISIS në Irak

Katër kampe të ISIS-it janë shkatërruar në Irak nga një sëri sulmesh ajrore të lëshuara nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, duke lënë të vrarë nëntë xhihadistë të arratisur.

Avionët që i përkisnin koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vranë përmes sulmeve një bandë terroristësh të fshehur në një pjesë rurale të Irakut, sipas ushtrisë amerikane, shkruajnë mediet e huaja.

Pesë terroristë vdiqën në kohën kur u shkatërruan tri kampe në Wadi al-Shai të premten, derisa sulmi i dytë la pa jetë katër anëtarë të tjerë të organizatës terroriste në një shpellë, bënë të ditur zyrtarët amerikanë.

ISIS humbi pjesën e fundit të territorit në mars të vitit të kaluar, por disa nga anëtarët e grupit ende fshehur në shkretëtirat dhe malet e Irakut dhe Sirisë.

Terroristët janë duke u fshehur në shkretëtirë sepse qytetarët irakenë nuk pranojnë t’i strehojnë në vendet e çliruara së fundmi nga kontrolli i ISIS, bënë me dije tutje ushtria amerikane.

Sulmet ajrore të koalicionit “ndihmojnë në shkatërrimin e objektivave të ISIS në terrene të vështira për t’u arritur me automjete standarde” tha zëdhënësi i trupave amerikane, Myles B. Caggins, për sulmin Wadi al-Shai.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*