Ndalohen 2 kanadezë për spiunazh/ Pompeo thirrje Kinës për lirimin e tyre pas akuzave ‘të pabazuara’

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, të hënën bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të dy kanadezëve të akuzuar nga Kina për spiunazh, duke thënë se Shtetet e Bashkuara ishin “jashtëzakonisht të shqetësuar” dhe se ndalimi i dy burrave ishte i pajustifikuar.

“Këto akuza janë të motivuara politikisht dhe plotësisht të pabazuara,” tha Pompeo në një deklaratë, raporton Reuters.

Prokurorët kinezë njoftuan akuzat të premten kundër ish diplomatit Michael Kovrig dhe biznesmenit Michael Spavor, të cilët u arrestuan në fund të vitit 2018.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*