Nis hakmarrja/ Koreja e Veriut përgatit ‘trakte’ kundër Jugut mes tensioneve në rritje

FILE - In this July 29, 2010, file photo, South Korean conservative activists launch balloons carrying leaflets denouncing North Korean leader Kim Jong Il during a rally in Hwacheon, South Korea. South Korea says it plans to push new laws to ban activists from flying anti-Pyongyang leaflets over the border after North Korea threatened to end an inter-Korean military agreement reached in 2018 to reduce tensions if Seoul fails to prevent the protests. (AP Photo/Ahn Young-joon, File)

Koreja e Veriut është duke u përgatitur të dërgojë fletëpalosje propaganduese mbi kufirin e saj jugor, thanë të shtunën mediat e saj shtetërore, hakmarrja e fundit për broshurat nga Jugu ndërsa rriten tensionet mes tyre.

Njerëzit e zemëruar të Koresë së Veriut në të gjithë vendin “po ecin në mënyrë aktive me përgatitjet për fillimin e një shpërndarjeje në shkallë të gjerë të broshurave,” të cilat grumbullohen aq lart sa një mal, tha agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, raporton Reuters.

Të martën, Peniani shpërtheu një zyrë ndërlidhëse ndër-Koreane për të treguar pakënaqësinë e saj ndaj Koresë së Jugut, për mos ndalimin e tyre për lëshimin e broshurave.

Ministria e unifikimit të Koresë së Jugut, e cila është përgjegjëse për dialogun ndër-Koreane, tha të shtunën se i kërkoi Koresë së Veriut që të hiqte planin menjëherë për të dërguar fletëpalosje në Jug.

Të dy Koreat, të cilat janë akoma teknikisht në luftë pasi konflikti i tyre në vitet 1950-53 përfundoi pa një traktat paqeje, kanë zhvilluar fushata fletëpalosjesh për dekada.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*