Aplikacion i ri për gjurmimin e të infektuarve/ Gjermania aplikon tjetër masë ndaj COVID-19

Gjermania hodhi në qarkullim një aplikacion për gjurmimin e të infektuarve me Covid-19, në përpjeke për ringjallur sektorin e turizmit.

Me këtë aplikacion synohet të këputet zinxhiri i infektimeve, ndërsa garantohen standardet më të larta për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Në përpjekje për të mobilizuar qytetarët, Gjermania po përpiqet të instalojnë në smart-phone-ët e tyre një aplikacion të ri për gjurmimin e të infektuarve me Covid-19 me synim për të këputur zinxhirin e transmetimit.

Covid-Warn-App do të jetë një prej disa aplikacioneve që janë hedhur në qarkullim nëpër Europë e që nga qeveritë shikohet si mjet për të ringjallur sektorin e turizmit.

Aplikacioni përdor valët e shkurtra radio Bluetooth për të monitoruar kontaktet e ngushta midis njerëzve dhe lëshon sinjale paralajmëruese nëse ndonjë prej tyre rezulton pozitiv.

“Ky nuk është aplikacioni i parë që gjurmon të infektuarit me koronavirus, por jam shumë i sigurt se ky është më i mirë në botë,” tha sekretari i kabinetit i kancelarisë gjermane Helge Braun gjatë prezantimit.

Gjermania ndjek shembullin e Italisë, Polonisë dhe Zvicrës për përdorimin e aplikacioneve për stamtphone mbi bazën e teknologjisë së zhvilluar nga Apple dhe Google për mbrojtjen e të dhënave personale, duke i rezervuar këto në mënyrë të sigurtë në aparatet e përdoruesve.

Plani thuajse dështoi në muajin prill pasi Berlini zyrtar braktisi projektin fillestar për t’i ruajtur të dhënat në një server qendror.

Deri tani mbështetja popullore për aplikacionin është mesatare sipas Politbarometer, sondazhit që zhvillohet nga televizioni ZDF.

“Sapo mësova për këtë aplikacion dhe do ta instaloj menjëherë, transmeton oranews. Jam kureshtar për mënyrën se si do të funksionojë me personat që do të kem pranë. Le të shohim,” thotë një qytetar.

Sondazhi  gjeti se 42% ishin pro shkarkimit të aplikacionit, 46% kundër, ndërsa 8% e të pyeturve nuk kishin smartphone.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*