COVID-19/ Mbretëria e Bashkuar regjistron 93 viktima në 24 orë  

Ditën e sotme, Britania njoftoi 93 vdekje të tjera nga koronavirusi.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk duhet nuk e kanë konfirmuar rezultatin përfundimtar, i cili shpesh është shumë më i lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Shëndeti Publik në Angli regjistroi 79 vdekje të konfirmuara në spitalet në të gjithë vendin. Uellsi regjistroi tetë në të gjitha mjediset, pasuar nga pesë në Skoci dhe një në Irlandën Veriore.

Kjo do të thotë se numri zyrtar i vdekjeve të konfirmuara nga Covid-19 është 41.829, pasi shefat e shëndetësisë dje kanë njoftuar vetëm 38 viktima në të gjitha mjediset.

Shifrat e ndara të publikuara sot treguan se Londra është bërë rajoni i parë në Angli që ka parë vdekjet të bien nën mesatare për herë të parë që nga kriza e koronavirusit të dalë jashtë kontrollit në mars.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*