‘Ish kryeministri dhe gruaja e tij, paguan bandën kriminale për të ekzekutuar ish-gruan’  

Ish-kryeministri i Lesotos Thomas Thabane dhe gruaja e tij, paguan një bandë kriminale lokale për të vrarë gruan e tij të ikur në tre vjet më parë, sipas dokumenteve gjyqësore të lëshuara së fundmi.

Thabane urdhëroi vrasjen e Lipolelo Thabane, që ti lejohej gruas së tij aktuale Maesaiah të bëhet zonjë e parë, tha në një pohim komisari i policisë së Lesoto, Paseka Mokete, raporton CNN.

Lipolelo Thabane u qëllua për vdekje nga personat e armatosur pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru në qershor 2017.

Ajo ishte duke negociuar një divorc nga Thabane para vdekjes së saj.

Dokumentet tregojnë se kryeministri dhe gruaja e tij u takuan me kreun e një bande dhe u premtuan atyre 177,000 dollarë dhe punë, për të vrarë Lipolelo para inaugurimit të tij si kryeministër, tha policia.

Thabane gjithashtu ndau adresën e shtëpisë së ish-gruas së tij me vrasësit e saj dhe ata filluan të monitorojnë lëvizjen e Lipolelo, tha policia.

Ata u përpoqën të vrisnin Lipolelo në 12 qershor, por dështuan dhe ajo e raportoi incidentin në polici, sipas Mokete.

Atëherë ata urdhëruan dhe vranë Lipolelon dy ditë më vonë në rrugën e saj nga një takim me një ndërmjetës pa emër, i cili tani është dëshmitar i shtetit.

Thabane u martua me gruan e tij aktuale Maesaiah dy muaj pasi Lipolelo u vra.

Maesaiah është akuzuar për vrasjen e Lipolelo dhe vrasjen në tentativë të një gruaje tjetër, e cila ishte me ish zonjën e parë kur kjo mbeti e vrarë.

Ish kryeministri nuk është akuzuar pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta ndjekur atë. Avokatët e tij kanë argumentuar se ai ka imunitet për shkak të pozicionit të tij.

Thabane u tërhoq nga detyra në maj pas muajve të presionit nga partia e tij për të dhënë dorëheqjen për përfshirjen e tij të pretenduar në këtë çështje.

Ai do të akuzohet për vrasje tani ai nuk është më në pushtet, tha Mokete.

Policia ri-arrestoi Maesaiah javën e kaluar dhe lirimi me kusht i saj i mëparshëm ishte hequr për çështje teknike.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*