COVID-19/ Rriteh lehtë vdekjet në Itali, rastet e reja mbeten të qëndrueshme  

Rastet e reja me Covid mbeten të qëndrueshme, ku sot janë konfirmuar 321 infeksione, vetëm 3 më shumë se dje.

Por rastet e reja në Lombardi vazhdojnë të rriten, të cilat shkojnë nga 187 që ishin dje, në 237 sot dhe që tani përfaqësojnë më shumë se dy të tretat e infeksioneve në të gjithë vendin, raporton LaStampa.

Fatkeqësisht, vdekjet janë rritur nga 55 në 71 viktima, ndërsa pacientët në kujdesin intensiv janë 55 më pak, ku tani mbeten vetëm 353 pacientë në gjendje më të rëndë.

Rastet e reja në Piemonte ranë ndjeshëm nga 57 në 19 infeksione.

Në ditën e rihapjes së kufijve midis rajoneve, Veneto regjistroi një nga buletinet më të mira të koronavirusit midis atyre të javëve të fundit: vetëm 2 raste të reja janë regjistruar në 24 orët, 6 më pak se dje, ku gjithsej janë 19.1164 të infektuar që nga fillimi epidemi.

Një tjetër fakt pozitiv është se nuk ka pasur vdekje të reja që nga mëngjesi i djeshëm, me një numër total të vdekjeve të ndalur në 1,921.

Rastet e reja janë 0,04% më shumë se numri i përgjithshëm i një ditë më parë.

Shërimet e pacientëve rriten me 0.5% dhe arrin në 8.093 persona që kanë lënë spitalet, rreth 80% të rasteve totale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*