Rriten sërish vdekjet/ Britania njofton 324 viktima nga COVID-19

Britania është në rrugën e duhur që të ketë zero vdekje nga Covid-19 deri në korrik, sipas parashikimit të një eksperti kryesor, pasi shefat e shëndetësisë njoftuan sot 324 vdekje më shumë nga koronavirusi.

Profesori Carl Heneghan, një epidemiolog i Universitetit të Oksfordit, nuk prêt që të ketë ‘vdekje të tepërta ’deri në javën e dytë të qershorit, raporton Dailymail.

Numri javor i vdekjeve në Angli dhe Uells ra në nivelet e tij më të ulëta që prej fillimit të bllokimit, tha sot një raport i Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Një total prej 1.983 personash në Angli dhe Uells vdiqën nga Covid-19 deri më 22 maj.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, këtë javë fillon të heqë masat bllokuese dhe ti kthehet punës dhe shkollës, pasi numri i vdekjeve të reja dhe rastet vazhdojnë të bien.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*