Rriten lehtë vdekjet në Itali/ Raportohet e njëjta kurbë si një ditë më parë  

Medical workers in overalls stretch a patient under intensive care into the newly built Columbus Covid 2 temporary hospital to fight the new coronavirus infection, on March 16, 2020 at the Gemelli hospital in Rome. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP) (Photo by ANDREAS SOLARO/AFP via Getty Images)

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 87 viktima dhe 593 raste pozitive me Covid 19.

Dedri tani, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 33,229 ndërsa numri total i të infektuarve në 232,248.

Gjithashtu  janë regjistruar 2,240 persona të shëruar dhe numri i tyre ka shkuar në 152,844.

Deri më sot, në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është 16, 012, ku ndërkohë në 24 orëte fundit janë shënuar 38 viktima.

Disa rajone italiane si Basilicata, Calabria, Umbria, Abruzzo, Bolzano nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv Covid në 24 orët e fundit.

Numri i tamponeve të kryer deri me sot në Itali është 3,755, 279.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*