Britania njofton 180 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Britania njoftoi sot 180 vdekje të tjera nga koronavirusi, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar me kushte shëndetësore të pazbuluara, duke e rritur totalin e viktimve në 36.573 persona.

Në 24 orët e fundit, Shëndeti Publik në Angli regjistroi sot 157 vdekje nga Covid në spitale. Skocia njoftoi 16 vikitma në të gjitha ambientet, e ndjekur nga Uellsi me 6 viktima dhe Irlanda Veriore vetëm 1 viktimë, raporton Dailymail.

Viktima 12-vjeçare në Angli bëhet fëmija i katërt nën moshën 15 vjeç që humb jetën nga virusi në Britani.

Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë numër i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga Departamenti i Shëndetësisë, kështu që shifra e sotme u llogarit duke përdorur raportime individuale nga secili nga kombet.

Numri i vërtetë i vdekjeve të përditshme të Britanisë do të jetë dukshëm më i lartë, kur të njoftohet nga më vonë nga qeveria sepse përfshin vdekje në shtëpi e kujdesit në Angli, ku virusi është ende duke u përhapur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*