Afrika konfirmon mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus

Khartoum -Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 4.871 raste të reja duke e rritur në 103.993 numrin e rasteve.

Deri më tani 3.183 persona e kanë humbur jetën ndërsa 41.473 janë shëruar.

Rajonet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Veriut me 32.329 raste, Afrika Perëndimore me 27.769, Afrika e Jugut me 21,678, Afrika Lindore me 11.426 dhe Afrika Qendrore me 10.731 raste.

Ndërkohë numri i vdekjeve është rritur në 707 në Egjipt, 582 në Algjeri, 379 në Afrikën e Jugut, 221 në Nigeri, 197 në Marok, 159 në Kamerun dhe 137 në Sudan.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika Jugut (20.125), Egjipti (15.786), Algjeria (7.918), Maroku (7.332), Nigeria (7.261).

Vendet me më shumë raste sipas rajoneve të tyre janë Egjipti në Afrikën e Veriut, Afrika e Jugut, Nigeria në perëndim, Sudani në Afrikën Lindore dhe Kameruni në Afrikën Qendrore.

Në të gjithë kontinentin vazhdon trajtimi i i 59.277 personave në spitale të prekur nga COVID-19.

Derisa nuk kanë mbetur raste aktive me COVID-19 në Eritrea, Mauritius dhe Seychelles, thuhet se deri më tani nuk janë raportuar vdekje në Republikën e Afrikës Qendrore, Eritrea, Lesoto, Mozambik, Namibia, Seychelles dhe Uganda.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*