Italia konfirmon 130 viktima në 24 orë nga COVID-19

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 130 viktima dhe 652 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu ka patur edhe 2,160 të shëruar ndërsa numri i personave aktiv me koronavirus është ulur në 59,322.

Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë së Koronavirusit, të paktën 228,658 persona kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2.

Prej tyre, 32.616 persona vdiqën dhe 136.720 kanë dalë nga spitali.

Ndërsa dje, 9 rajone dhe provinca autonome nuk kanë regjistruar vdekje.

Ato janë Valle d’Aosta, Provinca e Trentos, Provinca e Bolzano, Umbria, Molise, Puglia, Kalabria, Basilicata dhe Sicilia.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*