Përjashtimi i Tajvanit/ SHBA dënon vendimin e OBSH nën presionin e Kinës

Shtetet e Bashkuara po e dënojnë me forcë përjashtimin e Tajvanit nga Asambleja Botërore e Shëndetit (ABSH), organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

ABSH filloi takimin e saj vjetor të hënën, i cili u zhvillua praktikisht për herë të parë për shkak të pandemisë COVID-19, raporton VOA.

Tajvani tha se nuk kishte marrë ftesë për të marrë pjesë si vëzhgues përkundër përpjekjeve të forta dhe “një niveli të lartë të mbështetjes ndërkombëtare”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi përjashtimin e Tajvanit në një deklaratë, duke thënë se Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte “çdo fuqi ligjore dhe precedent” për të përfshirë Tajvanin, por nuk e bëri këtë, nën presionin e Kinës.

“Mungesa e pavarësisë së Drejtorit të Përgjithshëm privon ekspertizën e njohur shkencore të Tajvanit mbi sëmundjen pandemike, dhe dëmton më tej besueshmërinë dhe efektivitetin e OBSH në një kohë kur bota ka nevojë më së shumë se kurrë,” tha të hënën Sekretari i Shtetit i Sh.B.A-së, Mike Pompeo.

Dënimi vjen në një kohë kur Sh.B.A po pezullon fondet për OBSH-në dhe po kërkon reformimin e agjencisë.

Sh.B.A pretendon se OBSH-ja dështoi në “misionin e saj thelbësor” të shkëmbimit të informacionit dhe “detyrën kryesore” të saj për të hetuar rastet e hershme të koronavirusit. Uashingtoni gjithashtu ka tërhequr vëmendjen në atë që thotë se është ndikimi i tepruar i Kinës në OBSH në mes të pandemisë COVID-19.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se lloji i reformave që Uashingtoni dëshiron që OBSH-ja të miratojë duhet të përfshijë mbështetjen e pjesëmarrjes së Tajvanit.

“Status kuoja është e patolerueshme. OBSH duhet të ndryshojë dhe duhet të bëhet shumë më transparente dhe shumë më e përgjegjshme, “tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar në fjalën e tij në asamble të hënën.

“Është gjithashtu kritike që Tajvani të marrë pjesë si vëzhgues në ABSH, për të sjellë këndvështrimin e dobishëm në lidhje me përgjigjen e tyre të efektshme dhe shembullore,” shtoi Azar. “OBSH-ja e ndaloi Tajvanin nga pjesëmarrja në vitin 2016 vetëm disa muaj pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të Tajvanit. Shëndeti i 23 milion njerëzve tajvanezë nuk duhet të sakrifikohet kurrë për të dërguar një mesazh politik. ”

Tajvani ka arritur një nga përpjekjet më të suksesshme në botë për tu kundërpërgjigjur pandemisë deri më sot, pavarësisht afërsisë së tij me vendin e origjinës në Uhan të Kinës.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu shprehu “keqardhje të thellë dhe pakënaqësi të fortë që kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i është nënshtruar presionit nga qeveria kineze dhe vazhdon të mosrespektojë të drejtën për shëndetin e 23 milion njerëzve të Tajvanit.”

Në një letër të përbashkët drejtuar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, SH.B.A., Kanadaja, Japonia, Britania, Franca, Gjermania, Australia dhe Zelanda e Re thanë se përjashtimi i Tajvanit nga OBSH-ja ka krijuar një shqetësim serioz për shëndetin publik gjatë krizës COVID-19.

Delegatët nga Tajvani kishin marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetit si vëzhgues pa vota nga viti 2009 deri në vitin 2016. Kina që nga ajo kohë bllokoi përfaqësimin e Tajvanit në këtë ngjarje pas zgjedhjes së Tsai Ing-wen, një skeptike e Kinës, si presidente eTajvanit në vitin 2016 dhe ajo fitoi rizgjedhjen në vitin 2020.

Kina pretendon sovranitetin mbi Tajvanin, por Tsai kundërshton kushtet e qeverisë së Pekinit për dialog. Të dy palët janë qeverisur veçmas që nga vitet 1940.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*