Tërheqja e trupave/ SHBA hedh poshtë kërkesën e Irakut: Do vazhdojmë luftën kundër IS

Uashingtoni kundërshtoi të premten një kërkesë irakiane për t’u përgatitur për të tërhequr trupat e saj, mes tensioneve të shtuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, pas vrasjes në Bagdad të gjeneralit të lartë iranian.

“Amerika është një forcë që i shërben të mirës në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit. Ajo shoi se forcat ushtarake amerikane në Irak do të vazhdojë luftën kundër ISIS-it dhe se mbeten të përkushtuara të mbrojmë amerikanët, irakianët dhe partnerët e koalicionit, raporton VOA.

Sipas Departamentit të Shtetit, çdo delegacion që do të dërgohet në Irak do të jetë i përkushtuar për të diskutuar se si të riangazhohemi më së miri në partneritetin tonë strategjik me irakuan dhe jo për të diskutuar tërheqjen e trupave atje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*