Zbulohen emrat e 6 xhihadistëve shqiptarë të plagosur në Siri

13 Korrik 2014

Janë zbuluar emrat e gjashtë shqiptarëve, të cilët kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit sirian, që prej fillimit të saj, rreth 3 vjet më parë.

Ora News raporton se Bajram Sulaj, Mariglen Dervishllari, Arbër Zani, Gramoz Çengeli dhe Eduart Dursi. Xhihadistët shqiptarë të cilët janë plagosur, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, i plagosur në gjendje të rëndë është Ervin Duka, i cili po kurohet në Larisa të Greqisë, pasi ka marrë një plumb në nofull dhe një në trup.

Këta shqiptarë janë larguar për në Siri gjatë vitit 2013 dhe që nga ajo kohë, edhe kanë hyrë në Shqipëri e janë rikthyer sërish në luftime. Informon Indeksonline

ISIS

www.aliiss.org

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*