‘9.2 milion britanik në izolim’/ Ministri Hancock konfirmon kufizimet e reja, ja zonat e prekura

Rreth 9.2 milion britanikë janë vënë nën kufizime më të ashpra lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të një rritjeje të rasteve me koronavirus.

Ministri Shëndetësisë Matt Hancock konfirmoi sot që Veri-Lindja do të preket nga një shtetrrethim pas orës 22:00 në pubet dhe baret nga dita e nesërme.

Në një përpjekje për të frenuar rritjen e shtrimeve në spirale në të gjithë rajonin, Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se banorët që jetojnë në Newcastle dhe në gjashtë zona të tjera, tani janë të ndaluar të shoqërohen me njerëz jashtë shtëpive të tyre, raporton Dailymial.

Pubet, baret dhe restorantet në të gjitha zonat e prekura —Northumberland, North Tyneside, South Tyneside Newcastle-upon-Tyne, Gateshead, Sunderland dhe County Durham – tani lejohen vetëm të ofrojnë shërbim të kufizuar.

Shefat e autoriteteve shëndetësore argumentojnë se vendi kishte nevojë për masa më të ashpra në të gjithë rajonet për të parandaluar një bllokim të plotë dhe për të shpëtuar jetë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*