8 të vdekur në 24 orë/ Konfirmohen 401 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 8 viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy viktima janë në Shkup dhe Gostivar ndërsa nga një në Strugë, Prilep, Kërcovë dhe Prilep, raporton Rel.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 401. Numri më i madh i tyre është në Shkup, Strugë, Shtip dhe Kumanovë.

Sai përket të infektuarve, nga testimi i 830 mostrave me COVID-19 kanë rezultuar 94 raste; 49 në Shkup, 13 në Gostivar, 9 në Sveti Nikollë, 6 në Tetovë, 8 në Shtip, nga 2 në Strugë, Kumanovë, Kërçovë dhe 1 në Prilep.

Instituti i Shëndetit Publik ndërkohë ka regjistruar 42 raste të personave të shëruar; 27 në Shkup, 8 në Prilep ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera.

Deri tani nga testimi i 81,604 mostrave me COVID-19 janë infektuar 8,623 persona, prej tyre 4603 janë shëruar, 3619 janë ende aktiv dhe 401 kanë vdekur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*