37 të infektuar në 24 orë/ Maqedonia e Veriut konfirmon 1 978 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, 37 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut, duke e rritur në 1 978 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë janë shëruar 11 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.

Rastet e fundit me koronavirus në RMV janë konfirmuar në Shkup 12, Kumanovë 8, Shtip 2, prilep 2, Strugë 7, Veles 4 dhe në Ohër 2.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 113 persona.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*