31 vjet nga rënia e Murit të Berlinit/ Haradinaj-Stublla: Na dha shpresë në rezistencën tonë për liri

Kryediplomatja e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka kujtuar 31 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke e quajtur një përmbyllje të një prej dekadave më të errëta të historisë së re të Evropës.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, ky moment historik na dha shpresë edhe neve si shqiptarë në rezistencën dhe synimin tonë për liri!

‘Gjithashtu kjo ditë historike hodhi themelet për një Evropë të fortë dhe të bashkuar, pjesë e së cilës janë shqiptarët, dhe është Kosova’, ka shkruar në Facebook, Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

31 vjet nga rënia e Murit të Berlinit!

Më 9 nëntor, 28 vite pasi në mënyrë tinzare u ngrit nga regjimi komunist, Muri i Berlinit ra!

Bashkimi i Gjermanisë pos që përmbylli një prej dekadave më të errëta të historisë së re të Evropës, na dha shpresë edhe neve si shqiptarë në rezistencën dhe synimin tonë për liri!

Kjo ditë historike poashtu hodhi themelet për një Evropë të fortë dhe të bashkuar- pjesë e së cilës janë shqiptarët, dhe është Kosova!

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/179070843838983

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*