‘3 miliardë euro fonde’/ BE miraton pakon financiare për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të marrë tre miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian deri në vitin 2027.

Pas miratimit të buxhetit shtatëvjeçar, liderët e vendeve anëtare i kanë aprovuar këto fonde në ndihmë përballimit të pandemisë dhe zhvillimit të vendit.

Maqedonia e Veriut duhet t’i tërheqë financimet përmes granteve të pakthyeshme dhe projekteve që kanë për qëllim të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe procesin e reformave.

Për shtatë vite fondi i përgjithshëm për shpenzimin e parave evropiane arrin një trilion e shtatëdhjetë e katër miliardë euro.

Përveç kësaj në dispozicion kanë edhe fond për rindërtim të Bashkimit Evropian nga virusi korona në lartësi prej 750 miliardë euro.

Për periudhën prej këtij viti deri në vitin 2027, do të shpenzohen para për përballje me Covid-in, ndërlidhjen infrastrukturore mes vendeve, digjitalizimin, zhvillimin dhe migrimin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*