2 viktima dhe 13 të infektuar në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 44 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre 5 janë nga Shkupi, 12 nga Kumanova, 9 nga Prilepi, 12 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 1 nga Kavadari, 1 nga Krusheva dhe 2 nga Negotina.

Nga MSH informojnë se në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar një pacient 55-vjeçar nga Prilepi, i hospitalizuar më 22 prill. Ndërsa një pacient tjetër ka ndërruar jetë në spitalin e Manastirit.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 292 teste, ndërsa pozitiv me Covid-19 kanë dalë 13 raste. Prej tyre 1 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Tetovë, 5 në Veles dhe 1 në Manastir.

Sipas statistikave të MSH-së numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1539, numri i të shëruarve 1057, 88 kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i rasteve aktive me coronavirus është 394.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*