128 vdekje në 24 orë nga Covid-19/ Kërcimi më i vogël që nga e shtuna e 21 marsit në Britani

Britania njoftoi  sot 128 vdekje nga koronavirusi, duke shënuar numrin më të ulët të së shtunës pas izolimit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në Mbretërinë e Bashkuar në 42.589.

Kjo shifër vjen në momentin kur u prezantuan planet për të hequr rregullin e distancës sociale prej dy metrash dhe t’i linin pijetorët të mblidheshin jashtë tyre, raporton Dailymial.

Shifra e sotme është kërcimi më i vogël që nga e shtuna 21 marsit, kur 56 njerëz vdiqën nga virusi dhe shënon një rënie të konsiderueshme nga 1.115 vdekjet e regjistruara të shtunën në 18 prill.

Për krahasim, ishin 181 vdekje të koronavirusit të paralajmëruar të shtunën e kaluar, 204 javën para kësaj dhe 215 të shtunën më 30 maj.

Shkencëtarët e qeverisë prezantuan planin e dritës së gjelbër të Boris Johnson për të ulur rregullin e distancës sociale nga dy metra, në gjysmë metri, në mënyrë që baret, restorantet dhe hotelet të mund të rihapen në fillim të muajit të ardhshëm, pas një uljeje dramatike të nivelit të alarmit të koronavirusit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*